Sipas agjencisë amerikane të hapësirës NASA, asteroidi 2014 YE15, i zbuluar për herë të parë në vitin 2014, do t’i afrohet Tokës në një distancë prej rreth 7,400,000 km më 6 janar.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, megjithëse NASA i konsideron objektet më të mëdha se 150 metra që i afrohen Tokës në një distancë prej 7.5 milionë kilometrash si ‘potencialisht të rrezikshëm’, ky asteroid me gjerësi shtatë metrash ose ‘me madhësi autobusi’ nuk konsiderohet një kërcënim i madh.
Fundi i vitit do të shënohet nga një rrezik në dukje më i madh që vjen nga hapësira, sepse më 29 dhjetor, një asteroid rreth 149 metra i gjerë do t’i afrohet shumë Tokës, në 3.540.000 km.
Asteroidët shfaqen në afërsi relative me planetët çdo disa ditë, dhe NASA monitoron lëvizjet e tyre dhe përditëson rregullisht listën e “më të rrezikshmëve”.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të tjerët mund të injorohen.
Edhe objektet e vogla nga hapësira mund të shkaktojnë probleme, sepse në vitin 2013, një meteor 20 metra i gjerë shpërtheu mbi Chelyabinsk në Rusi.
Si pasojë, disa ndërtesa u dëmtuan dhe rreth 1.500 njerëz u trajtuan për lëndimet e shkaktuara nga shpërthimi. /Telegrafi/