Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:30, në Ranillug.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi