Site icon Telegrafi

Një i arrestuar për mashtrim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se kishte mashtruar një person, duke ia marrë 2250 euro.

Rasti ka ndodhur në Pavlan të Pejës.

“Më 18.03.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull k/shqiptar, pasi i njëjti kishte mashtruar viktimën mashkull k/shqiptar, duke ia marrë atij 2250 €”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version