Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale të Ferizajt kanë arrestuar njërin nga personat e dyshuar për kryerjen e veprës penale “grabitje”, kurse i dyshuari tjetër është në kërkim.
Ngjarja ka ndodhur më 18.09.2016 rreth orës 03:10 minuta në pompën e derivateve në fshatin Gjurkovc, kur i dyshuari, K.M. (m/ sh/k 24 vjeç) në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër, kanë hyrë me forcë në pompën e derivateve dhe nën kërcënim të armës nga viktimat kishin marrë 500 euro, ku pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetuesit policor pas një kohe kanë gjetur veturën e të dyshuarve, të cilën e kishin braktisur si dhe disa prova materiale lidhur me këtë rast.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/