Telegrafi

​Një i arrestuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe mashtrim me para

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Novosellë e Epërme të Gjakovës nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe mashtrim.

Gjatë realizimit të kontrollit/bastisjes në një dhomë të personit të dyshuar janë gjetur si prova materiale leje qëndrimi sllovene të dyshuara si të falsifikuar, transaksione bankare të ndryshme në vlerë mijëra euro, si dhe 2.700 euro.

Dyshohet se për një dokument zyrtar të leje qëndrimit slloven, persona të ndryshëm kanë paguar rreth 4.500 euro.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit provat material konfiskohen, ndërsa personi i dyshuar ndalohet 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.