Telegrafi

Një i arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur të hënën në Malishevë, rreth orës 13:15.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe iu është ofruar tretmani mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/