Telegrafi

Një i arrestuar në Prizren për dëmtim të varrezave

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për dëmtim të varrezave në Prizren.

Rasti ka ndodhur më 10 mars në orën 11:25.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dëmtuar një varrezë”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/