Telegrafi

Një i arrestuar në Prizren, bashkëjetoi me një mitur që ishte raportuar e zhdukur

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se është arrestuar një person, i cili ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur, e cila nga muaji qershor ishte raportuar e zhdukur.

Rasti ka ndodhur në Prizren.

“Prizren 21.06.2021-24.08.2021 22:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare të mitur që nga muaji 06.2021. Viktima ishte e raportuar si person i zhdukur nga data e lartcekur”, thuhet në raport policor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, viktima do të dërgohet në ditët në vijim për ekzaminime mjekësore.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/