Policia e Kosovës njoftoi se është arrestuar një person, i cili ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur, e cila nga muaji qershor ishte raportuar e zhdukur.
Rasti ka ndodhur në Prizren.
“Prizren 21.06.2021-24.08.2021 22:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare të mitur që nga muaji 06.2021. Viktima ishte e raportuar si person i zhdukur nga data e lartcekur”, thuhet në raport policor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, viktima do të dërgohet në ditët në vijim për ekzaminime mjekësore.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/