Site icon Telegrafi

Një i arrestuar në Prishtinë, përdori letërnjoftimet e tre personave për marrjen e kredive

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar një person për mashtrim, pasi dyshohet se duke përdorur letërnjoftimet e tre viktimave, meshkuj, ka mashtruar në marrjen e kredive në vlerë 3200 euro.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 15:45.

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/

Exit mobile version