Telegrafi

Një i arrestuar në Prishtinë për ngacmimin e një femre

FotoL Ar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka ngacmuar një femër,

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 14:30.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e ngacmimit ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/