Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta të llojeve të ndryshme.
Rasti ka ndodhur në fshatin Trudë të Prishtinës, të hënën në ora 16:30.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/