Telegrafi

Një i arrestuar në Mitrovicë për sulm ndaj gazetarit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, i cili më 23 mars kishte sulmuar fizikisht një gazetar.

Rasti kishte ndodhur në rrugën “Kjaz Millosh” në Mitrovicë, më 23.03.2020-13:30.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Ndryshe, një ekip Gazetës Blic, është sulmuar më 23 mars në Mitrovicën e Veriut, derisa po realizonte një rrëfim për situatën e krijuar atje pas përhapjes së koronavirusit të ri, ka konfirmuar Policia e Kosovës. /Telegrafi/