Forcat e sigurisë qëlluan dhe vranë një individ të armatosur pranë Konsullatës së SHBA në Jeddah të Arabisë Saudite, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit të mërkurën vonë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një individ i paidentifikuar ndaloi makinën pranë objektit diplomatik amerikan dhe doli duke mbajtur një armë zjarri përpara se forcat e sigurisë “të merrnin iniciativën për t’u marrë me të siç kërkohet nga situata”, sipas SPA.
Dhe një shkëmbim zjarri mes sulmuesit dhe forcave të sigurisë rezultoi me vdekjen e individit.
Veç vrasjes së tij, një punëtor nepalez në Konsullatën Amerikane u plagos gjatë shkëmbimit të armëve dhe më pas vdiq.
Aktualisht po vijojnë hetimet për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/