Ka kaluar gati një dekadë pritje, por ky superjaht i ri i projektuar nga Porsche duket se ia vlen të presësh.
I përshkruar si “një anije kozmike mbi ujë”, Royal Falcon One doli në shitje në fillim të këtij muaji, dhe është aq i hijshëm sa çdo makinë sportive luksoze, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
I zhvilluar nga firma me qendër në Singapor “Royal Falcon Fleet”, anija futuristike është projektuar nga “Studio F.A. Porsche”.
Royal Falcon One, i cili mund të strehojë deri në 10 të ftuar, përmban motorë binjakë prej 4,600 kuajfuqish dhe një gamë prej rreth 3,200 kilometra me një furnizim të karburantit.
I zhvilluar për të “krijuar një përshtypje të luksit funksional”, brendësia moderne e Royal Falcon One përmban shumë sipërfaqe të bardha dhe blu, si dhe sipërfaqe metalike dhe druri.
Ky superjaht ishte porositur për herë të parë në vitin 2009, kur Royal Falcon Fleet kërkoi një jaht që “askush nuk e kishte ndërtuar kurrë”.
Royal Falcon One u ndërtua nga ndërtuesit e anijeve Kockums AB në qytetin suedez Nynäshamn dhe projekti u mbulua në fshehtësi për disa vjet.
Modeli një fjalë vjen vetëm disa javë pasi ndërmarrja holandeze për krijimin e jahteve Sinot zbuloi një model për Aqua, superjahtin e parë në botë me hidrogjen. /Telegrafi/