Një anakonda e gjelbër ngordhi pasi u përplas në një rrugë në Mato Grosso, Brazil – dhe pasi imazhet e incidentit u bënë virale, njerëzit nuk mund të besonin se çfarë kishte brenda saj.
Dukej se anakonda e gjelbër, e cila njihet edhe si anakonda gjigante pasi mund të rritet deri në më shumë se 8 metra, ishte shtatzënë – dhe 40 nga pasardhësit e saj përfunduan të shpërndarë në rrugë.
Skena “e tmerrshme” u kap nga Adriano Prospero, një inxhinier që po udhëtonte për në Cuiaba dhe hasi në skenën e trishtuar, përcjell Telegrafi.
Videoja e incidentit u bë virale në rrjete sociale pasi u postua nga miku i Adrianos, Ederson Negri Antonioli në llogarinë e tij në Instagram.
“Pashë një kafshë, mendova se ishte gjallë dhe e ngadalësova. Kur mbërrita, tashmë kishte vdekur. Sigurisht që ndodhi natën, kështu që pasardhësit ishin tashmë të vdekur. Ishte e tmerrshme, një skenë e frikshme”, tha Daniella França, mjeke zoologjike dhe specialiste për zvarranikët dhe amfibët, e cila theksoi se ky lloj aksidenti është i shpeshtë në rrugë.
Ndryshe, anakonda e gjelbër është rreth shtatë metra e gjatë, por në disa raste ato janë më të gjata se mesatarja, veçanërisht në rastin e femrave. /Telegrafi/