Ndërtesa e parlamentit holandez u evakuua për pak kohë të enjten pasdite pas një alarmi për bombë që rezultoi i rremë.
Policia lokale tha se një ekip eksplozivësh kishte hetuar një paketë në ndërtesën në qendër të Hagës dhe më pas i kishte lejuar njerëzit të rihynin, rreth një orë pasi ishin urdhëruar të largoheshin, përcjell Telegrafi.
Politikani holandez anti-islamik Geert Wilders tha se një bombë e rreme drejtuar atij kishte qenë shkaku i evakuimit.
“Një paketë me një kukull dhe tela i dërguar për mua u dorëzua në dhomën e postës së parlamentit”, citohet të ketë thënë ai.
“Për fat pa eksplozivë dhe jo e rrezikshme, por sigurisht jo argëtuese”.
Wilders, Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë të të cilit është bërë e dyta më e madhe në Holandë, ka jetuar nën masa të rrepta sigurie prej vitesh për shkak të kërcënimeve me vdekje. /Telegrafi/