Dy persona u shpëtuan nga një aeroplan që mbeti i varur 100 metra në ajër nga linjat e energjisë elektrike pasi u rrëzua në Montgomery County, Maryland, SHBA – të dielën mbrëma.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, punonjësit e shpëtimit nxorën pilotin dhe pasagjerin e aeroplanit të vogël nga rrënojat pasi ata mbetën të bllokuar për disa orë.
Zyrtarët thanë se të dy personat u dërguan në spital me lëndime të rënda.
#BREAKING: A small plane has crashed into a high voltage powerlines.
The crash left parts of Montgomery County without power on Sunday evening. #Montgomery #Maryland #planecrash pic.twitter.com/hEGXP6i7mN— The apprised (@the_apprised) November 28, 2022
Ekuipazhet duhej të çaktivizonin kullën elektrike për të siguruar që energjia e mbetur të mos kalonte nëpër strukturë.
Zyrtarët thanë se aeroplani më pas duhej të fiksohej në kullë, në mënyrë që të mos binte gjatë shpëtimit.
Siç kanë shkruar mediat, aeroplani u rrëzua dhe u “kap” në linjat e energjisë rreth orës 18:15 në seksionin e fshatit Montgomery të Gaithersburg.
Watch the latest video at foxnews.com
Zëdhënësi kryesor i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Qarkut Montgomery, Pete Piringer, ka bërë të ditur se aeroplani i vogël kishte mbetur pezull rreth 100 metra në ajër me dy persona në bord.
Administrata Federale e Aviacionit konfirmoi rrëzimin dhe numrin e njerëzve në bordin e aeroplanit të vogël të dielën në mbrëmje ndërkohë që shkaku i rrëzimit është ende nën hetim. /Telegrafi/