Një aeroplan mallrash u rrëzua pranë qytetit të Kavalës në Greqinë veriore të shtunën vonë, ka thënë brigada e zjarrfikësve dhe televizioni shtetëror.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, televizioni shtetëror Ert raportoi se aeroplani ishte një Antonov An-12 në pronësi të një kompanie ukrainase, që po fluturonte nga Serbia në Jordani.
Piloti kishte kërkuar një ulje emergjente për shkak të një problemi me motorin, por sinjali i tij humbi.
🇺🇦 🇬🇷 | L'avion An-12BK (numéro UR-CIC) de la compagnie aérienne ukrainienne Meridian Air Cargo, en route de la Serbie vers la Jordanie, s'est écrasé à environ 20 km à l'ouest de la ville de Kavala. pic.twitter.com/GjNd6HkGcq
— Arab Intelligence – المخابرات العربية (@Arab_Intel) July 16, 2022
Ndërkohë pamjet tregojnë aeroplanin në flakë duke zbritur me shpejtësi përpara se të godiste tokën në atë që dukej të ishte një shpërthim.
Downed cargo airplane Meridian An-12BK crashing in Greece. Unconfirmed reports that this was carrying ammunition for the Ukraine war. https://t.co/e4xuDFo9hZ
— Scott Giacolett (@Jock176) July 16, 2022
Brigada e zjarrfikësve nuk mundi të konfirmonte llojin e aeroplanit dhe numri i njerëzve në bord nuk ishte menjëherë i qartë.
Në një deklaratë ajo tha se kishte vendosur 15 zjarrfikës dhe shtatë makina për të shuar zjarrin që shpërtheu pas përplasjes – përfshirë të tjerë nga ekipet e shpëtimit.
Ndërkohë mediumi serb Blic.rs, shkruan se aeroplani është përfshirë nga flakët dhe ka pas një shpërthim, ndërsa thuhet se shkak për këtë ka qenë se aeroplani ka qenë i mbushur me eksploziv dhe municione.
Po sipas mediumit serb, i cili citon mediat greke, në aeroplanin Antonov 12 ndodheshin tetë persona, duke shtuar se për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme, ekipet e zjarrfikëses dhe shpëtimit nuk mund t’i afrohen vendit ku u rrëzua aeroplani ukrainas. /Telegrafi/