Telegrafi

Një adoleshent ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë jashtë një shkolle të mesme në Atlanta

Një adoleshent humbi jetën dhe një tjetër u plagos pas të shtënave jashtë një shkolle të mesme në Atlanta herët të dielën, tha policia.

Policia tha se incidenti përfshinte shumë nxënës të moshës së shkollës së mesme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Policia e Atlantas iu përgjigj një raporti për shumë njerëz të qëlluar në shkollën e mesme Benjamin E. Mays rreth orës 2:27 të mëngjesit.

Dy viktima, një vajzë 16-vjeçare dhe një djalë 16-vjeçar, u gjetën dhe u dërguan në spitale.

Vajza u shpall e vdekur, ndërsa djali në gjendje të qëndrueshme, tha policia.

Policia e Atlantas po vazhdon hetimin e rastit dhe po ofron një shpërblim prej 10,000 dollarë për informacion. /Telegrafi/