Telegrafi

U gjet pa shenja jete, një 13 vjeçar shpëtohet në Gërmi

Një fëmijë i moshës 13 vjeçare është rrezikuar të humbë jetën në pishinën e Germisë.

Rasti ka ndodhur këtë të shtunë, ndërkaq siç raportohet nuk kishte ditur not.

Njësitet policore dhe shërbimet emergjente kanë reaguar për shpëtimin e jetës së fëmijës.

Fëmija është dërguar në QKUK, pasi i është dhënë ndihma e shpejtë nga mjekët.

Ende nuk dihet për shëndetin e fëmijës.

Telegrafi ka tentuar të flasë me organet kompetente, por për momentin nuk ka mundur të marrë përgjigje.