Telegrafi

Një 80 vjeçar gjendet i varur në shtëpinë e tij në Gjakovë

Të dielën, një person është gjetur i varur në litar në shtëpinë e tij në fshatin Bec të Gjakovës.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës Lirije Podrimaj.

Ajo ka thënë se personi i vdekur është një 80 vjeçar.

“Stacioni policor në Gjakovë ka marrë informacion se një person rreth 80-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij i varur në litar në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili së bashku me hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Podrimaj.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Telegrafi/