Telegrafi

Një 80-vjeçar gjendet i vdekur në Prishtinë

Foto: Arkiv

Një person i moshës 80-vjeçare është gjetur i vdekur në një objekt banimi në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se rasti po cilësohet si “hetim mbi vdekjen”.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një objekt banimi në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 80 vjeç”.

Aktualisht policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen.