Telegrafi

Një 70-vjeçar nxirret i gjallë pasi qëndroi për 33 orë nën rrënojat pas tërmetit në Turqi

Një burrë 70-vjeçar u tërhoq i gjallë të dielën nga rrënojat e një ndërtese në Turqinë perëndimore, pasi kishte qëndruar i ‘varrosur’ për 33 orë.

Njeriu i identifikuar si Ahmet Citim, u shpëtua nga rrënojat e ndërtesës “Riza Bey”, një nga 20 vendbanimet që u shemb gjatë tërmet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një tërmet i fuqishëm goditi të premten bregdetin e Egjeut në Turqi si dhe ishujtë grekë.

Autoritetet shëndetësore turke, thonë se numri i viktimave u rrit në 55, derisa 900 persona kanë pësuar lëndime.

Në anën tjetër, dy adolshentë në Greqi ndërruan jetë si pasojë e tërmetit në ishullin grek të Samos. /Telegrafi/