Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00, rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Si pasojë, një 70 vjeçar – këmbësor, ka marrë lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi policor për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Vetura e tipit Ford ka goditur këmbësorin, një 70 vjeçar cili ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në QKUK dhe aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.
Borovci po ashtu tregon se njësia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit./Telegrafi