Telegrafi

Një 70 vjeçar gjendet i vdekur në një rrugë Prizren

Një 70 vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën “Rrustë Kabashi”, në Prizren.

Policia njofton se kishte marrë një informatë lidhur me rastin dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me emergjencën.

Pastaj, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Sipas policisë ende nuk dihet identiteti dhe përkatësia e viktimës, pasi që dyshohet se është person i pastrehë.

“Rreth orës 18:20 policia ka pranuar një informacion për një person të shtrirë në rrugën “Rrastë Kabashi”, dhe në momentin që policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me emergjencën, mjeku ka konstatuar se personi i moshës se shtyrë rreth 70 vjeçar është pa shenja jete. Ende nuk dihet identiteti dhe përkatësia e viktimës, dyshohet se është person që bredhë rrugëve si i pastrehë”.

Ndërkaq, Policia po e trajton rastin si vdekje e dyshimtë, është njoftuar prokurori kujdestar.