Rreth orëve të mbrëmjes së ditës së sotme në Prishtinë është gjetur e vdekur një person, rreth 57 vjeçar.
Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Më 14.10.2019, ora 18:37 në rr. Isa Kastrati në Prishtine është raportuar për një person – viti i lindjes 1962 – pa shenja jete”, ka thënë Hoxha.
Sipas tij, njësitet policore menjëherë kanë dalë në atë lokacion, përderisa ekipet emergjente të Ndihmës së Parë kanë konfirmuar vdekjen e tij. /Telegrafi/