Policia e Kosovës njofton se një person në fshatin Randobravë të Prizrenit ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjes me thikë një i dyshuar.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima R.F i lindur në vitin 1965, pas lëndimit është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal në Prizren.
“I dyshuari E.B i lindur në vitin 1999 nga po i njëjti fshat, është arrestuar disa orë më vonë pasi fillimisht ka tentuar t’i shmanget policisë. I dyshuari është në ndalim policor dhe rasti është duke u hetuar nga ekipet profesionale te hetuesisë dhe forenzikës”, thuhet në njoftimin e Policisë./Telefrafi/