Site icon Telegrafi

Gjermani, dyshohet se babai shqiptar vrau dy djemtë e tij, plagosi gruan, e më pas bëri vetvrasje

Ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën pasdite në Hamburg të Gjermanisë.

Babi shqiptar dyshohet se ka vrarë djemtë e tij, 11 dhe 13 vjeç, po ashtu ka plagosur gruan  38-vjeçare dhe në fund ka vrarë veten.

Sipas mediumit gjerman Bild, emri i babait është Flamur.R., ndërkaq nuk është përmendur shteti se nga vijnë.

Pas incidentit, autoritetet policore dhe urgjenca kishin shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të shpëtojnë fëmijët.

Dorasi, 44-vjeçar kishte vdekur më vonë në vendin e aktit, ndërsa gruaja e tij ishte dërguar me plagë të rënda në emergjencë.

Deri me tani autoritetet gjermane nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme për rastin në fjalë./Telegrafi/

Exit mobile version