Site icon Telegrafi

Një 35-vjeçar gjendet i vdekur në Kaliqan të Istogut, policia jep detaje

Një person i moshës 35-vjeçare është gjetur sot pa shenje jete në një shtëpizë druri në fshatin Kliqan në komunën e Istogut.

Në një njoftim për media nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, thuhet se njësitet relevante të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me prokurorin e shtetit për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti.

Sipas njoftimit ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima me inicialet N.Z., i lindur më 1984, është pa shenja jete.

“Më datën 27 prill 2019, Policia është informuar se në fsh. Kliqan-Istog, në një shtëpizë të drurit është një person pa shenja jete.

Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes, së bashku me prokurorin e shtetit për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima N.Z. i lindur 1984 m/k/sh, është pa shenja jete.

Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (hetim i vdekjes).

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version