Telegrafi

Një 31 vjeçar theret me thikë në Prishtinë

Një rast i therjes me thikë ka ndodhur në rrugën “2 korriku” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënëse e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22 :00, ndërsa personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Policia ka marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje theksohet se hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Siç mëson Telegrafi, i plagosuri është një 31 vjeçar.