Një rast i therjes me thikë ka ndodhur në rrugën “2 korriku” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënëse e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22 :00, ndërsa personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
“Policia ka marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Tutje theksohet se hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Siç mëson Telegrafi, i plagosuri është një 31 vjeçar.