Site icon Telegrafi

Një 30-vjeçar në Ferizaj dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Foto: Ilustrim

Një 30-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë mëngjesin e sotëm në fshatin Saraishtë e Ferizajt.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

“Sot, në ora 07:15, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion së në fshatin Saraishtë e Ferizajt është një rast i vetëvrasjes”, deklaroi Veseli.

Ai shtoi se hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë të hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i kanë marrë veprimet e nevojshme për hetim.

“Trupi i pajetë i personit me inicialet D.O (M/K) i moshës 30-vjeçare është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”. /Telegrafi/

Exit mobile version