Telegrafi

Një 30 vjeçar bie nga teleferiku në Brezovicë

Foto: Ilustrim

Një person ka rënë aksidentalisht nga teleferiku në Brezovicë, ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.  

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Lexo po ashtu Momenti kur 30-vjeçari bie nga teleferiku në Brezovicë

“Para një ore kemi pranuar informata se ka rënë një qytetar aksidentalisht nga teleferiku në Brezovicë, qytetarët e kanë dërguar në ambulantën në Shtime e më pas është dërguar në spitalin e Ferizajt. Sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar”, tha Gashi për Telegrafin.

Për detaje tjera rreth rastit, Telegrafi do t’iu mbajë të informuar. /Telegrafi/