Telegrafi

Një 23-vjeçare sulmohet fizikisht në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një 23-vjeçare është sulmuar fizikisht të shtunën mbrëma në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa e lënduara është transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast dyshohet se pas një sulmi fizik, nga një person i dyshuar, është  lënduar një person (femër 23 vjeç)”, ka thënë ajo.

Tutje, Ahmeti ka deklaruar se policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për rastin, i cili është cilësuar si lëndim trupor. /Telegrafi/