Telegrafi

Një 18-vjeçar nga Kosova vdes në një aksident trafiku në Itali

Një 18-vjeçar nga Kosova ka vdekur tragjikisht në një aksident trafiku në Caselle Torinese të Italisë.

Mediumi Italian ‘Ansa’ duke cituar burimet lokale shkruan se 18-vjeçari u dogj pasi mbet i bllokuar në makinën që shpërtheu në flakë pasi u përplas me murin e një fabrike pranë Torinos rreth orës tre të mëngjesit të së martës, transmeton Telegrafi.

Tre shokët e tij që ndodheshin në veturë me të, thuhet se kanë arritur të shpëtojnë.

Policia po përpiqet të zbulojë se pse makina u përplas në mur. /Telegrafi/