Një vajzë 17-vjeçare është shpëtuar nga rrënojat në ditën e 11-të pasi një seri tërmetesh të fuqishme goditën Turqinë dhe Sirinë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Aleyna Ölmez u shpëtua nga një ndërtesë që u shemb në provincën qendrore jugore të Kahramanmaras – 248 orë pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë.
Ajo është dërguar me ambulancë në spital.
Numri i vdekjeve nga tërmetet e fuqishme që goditën të hënën e kaluar është rritur në 36,187 në Turqi, tha të enjten Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD).
AFAD shtoi se më shumë se 4,300 pasgoditje kishin goditur zonën e katastrofës që nga lëkundjet fillestare masive. /Telegrafi/