Një 13-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga dy persona të moshës madhore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës Fadil Gashi thotë për Telegrafin se raportimi i rastit është bërë në stacionin e Policisë në Malishevë.
Viktima ishte raportuar e zhdukur pasi që në Malishevë kishe shkuar mysafir me datë 9 mars.
Ajo të nesërmen, me datë 10 ishte larguar nga shtëpia pa i njoftuar nikoqirët e shtëpisë të cilët kishin nisur edhe kërkimin e saj.
“Dje me datën 10 mars, viktima e moshës së mitur, është raportuar si person i zhdukur në stacionin policor në Malishevë. Policia ka identifikuar lokacionin e saj, ku dyshohet se është dhunuar ”.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Drenas, derisa policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit.
“Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorisë janë ndaluar për 48 orë, rasti është duke u hetuar”, tha Gashi./Telegrafi/