Telegrafi

Një 100-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje me granatë të dorës në Klinë

Foto: Arkiv

Një person i moshës rreth 100-vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje me granatë të dorës.

Ngjarja ka ndodhur të martën mbrëma në Klinë.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Pejë.

“Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

Ai tutje ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar si hetim i vdekjes.

Ndryshe, Telegrafi ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka deklaruar se sipas raportit policor në vendngjarje, viktima është 93-vjeçar. /Telegrafi/