Ndalimi i një djali 10-vjeçar nga policia gjermane gjatë një proteste pro-palestineze ka ngjallur reagime në mediat sociale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të publikuara në rrjetet sociale që treguan disa oficerë të policisë gjermane duke ndjekur fillimisht një djalë 10-vjeçar.
Dhe pasi e kapën, thuhet se e çuan në një makinë policie.
German police chased a young boy waving a Palestinian flag during a pro Palestine demonstration in Berlin.
They arrested the distraught boy and took him away.
Germany has stood squarely with Israel as it has committed genocide in Gaza and has gone further than any other… pic.twitter.com/S2Kz3yt1p9
— 5Pillars (@5Pillarsuk) September 21, 2024
“Policia e Berlinit arrestoi një djalë 10-vjeçar pasi mbante një flamur palestinez. Shqetësuese, e turpshme, Gjermania 2024”, ka thënë një përdorues, shkruan AA.
“Policia e guximshme e Berlinit arrestoi fëmijën më të rrezikshëm në qytet. Ai donte të përdorte flamurin e tij për të përmbysur qeverinë federale dhe për të shpallur një shtet palestinez”, shkruan një tjetër përdorues në një postim sarkastik. /Telegrafi/