Site icon Telegrafi

Niveli i ndotjes së ajrit mbetet alarmant në Shkup

Niveli i ndotjes së ajrit në Shkup mbetet alarmant. Grimcat e dëmshme PM10 edhe gjatë ditës së sotme kanë qenë mbi kufirin e lejuar.

Ajër jashtëzakonisht helmues thithë lagjja Lisiçe me 407 mikrogramë. Gjendja e njëjtë është edhe në pjesët e tjera të qytetit.

Derisa ajri është i padurueshëm, inspektorët e qytetit regjistruan zjarre të qëllimshëm në Fushë Tophanë, Vardarishte, Maxhari dhe Lisiçe të Epërme dhe vendbanime ku ndotja është e lartë.

Bashkia e Shkupit ju bën thirrje qytetarëve që të përmbahen nga ndezja e zjarreve në ambiente të hapura.

Ndryshe, për t’u aktivizuar masat emergjente për ndotjen, dy ditë me radhë, ndotja e ajrit në dy pikat matëse në Shkup duhet të jetë 175 mikrogramë./Telegrafi/

 

Exit mobile version