Site icon Telegrafi

Nivel rekord i lumit të Sena

Përmbytjet e ditëve të fundit në Francë dhe Gjermani kanë shkaktuar 11 viktima dhe kanë detyruar me mijëra njerëz që të braktisin shtëpitë e tyre. Metereologët ndërkohë kanë parashikuar reshje të dendura gjatë fundjavës në Evropë, duke dhënë alarmin se situata emergjente nuk ka kaluar ende.

Në Paris niveli rekord i lumit të Senës është i njëjtë me atë të shënuar në vitin 1910.

Lumi në atë periudhë kishte vërshuar në qytet dhe në të gjithë rajonin, duke shënuar katastrofën më të rëndë të shekullit të XX.

Përmbytja shkaktoi pesë të vdekur dhe pamjet e asaj periudhe dëshmojnë një pamje të pazakontë të rrugëve të përmbytura plotësisht, ku vihen re barka të shumta si mjete transporti për qytetarët.

Në Paris ndërkohë janë ndërtuar barrikada emergjence përgjatë Senës për t’u përballur me furinë e lumit. Situatë e rëndë edhe në Gjermani, ku janë shënuar shumica e viktimave të motit të keq në Evropë, 9 prej tyre, ndërsa disa të tjerë janë shpallur të humbur.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendi po mbante zi për viktimat, ndërsa po merren të gjitha masat për t’u përballur me situatën. Si pasojë e motit të keq, probleme jan ë shfaqur edhe në Belgjikë e Poloni.

Exit mobile version