Edhe pse në fillim të sezonit të ngrohjes, ndotja e ajrit në Shkup për çdo ditë rritet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më shqetësuese paraqitet prezenca e grimcave PM 10. Gjashtë stacionet matëse të ajrit në Shkup gjatë natës kanë regjistruar mbi 200 mikrogramë në metër kub të grimcave PM10.
Burim i prezencës së lartë të këtyre grimcave janë industria, pajisjet për ngrohje dhe pluhuri./Telegrafi/