Site icon Telegrafi

Nitaj: Respekt e lavdi edhe për disa nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se edhe disa nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së meritojnë respekt dhe lavdi për çështjen e demarkacionit.

“Gjithë respekti dhe lavdi për një shumicë të konsiderueshme deputetësh të shumicës parlamentare, në raport me versionin aktual të demarkacionit. Ajo çfarë po ndodhë në raport me demarkacionin dhe votën e të zgjedhurve të popullit, edhe nga radhët e PDK-së dhe të LDK-së, dëshmon se demarkacioni nuk është çështje partish e as e kauzave të sajuara, por çështje e përgjegjësisë shtetërore e kombëtare”, ka thënë Nitaj.

Ai ka shtuar se dje, Isa Mustafa pati shansin të tregohej burrë e të thoshte se po e tërheq projektligjin për demarkacionin sepse nuk i ka votat për ta kaluar!

“Justifikimi i tij se po e tërheqë për shkak të rrethanave të krijuara, në kohën kur kishte edhe kuorum, edhe normalitet në sallë, edhe gatishmëri për votim, ishte ligësi! Tash ka një moment të ri, dhe çdo përpjekje për tu bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë, do të ishte gabim fatal për sponsorizuesit e kësaj marrëveshjeje”, u shpreh Nitaj.

Ai ka shtuar se sot është koha për unitet drejt zgjidhjes së Demarkacionit!/Telegrafi/

Exit mobile version