Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se autostrada e Dukagjinit është e nevojshme si buka.
Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se kjo rrugë ka mbetur si në kohën e Krajlit dhe se kjo pjesë e Kosovës trajtohet si me qenë Metohi.
Sipas tij kundërshtuesit e këtij projekti e kanë gabim kur e trajtojnë Dukagjinin në këtë formë.
Postimi i plotë:
PO Autostradës së Dukagjinit
Hiç më pak se dy orë mu dashtën me ardhë nga Peja ne Prishtinë.
Me ndonjë përjashtim, kjo rrugë ka mbetur si në kohën e Krajlit!
Prandaj autostrada e Dukagjinit na duhet si buka.
Nuk trajtohet kjo pjesë e Kosovës, si me qenë Metohi!
Kundërshtuesit e këtij projekti e kan gabim kur e trajtojnë Dukagjinin në këtë formë.
Po Autostradës!
Ndryshe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka deklaruar se do të vazhdojë tutje punën për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar për premtimin që i kishte bërë Sali Berisha, para disa viteve për ndërtimin e Rrugës së Kombit.
“Kurrë nuk e lá pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: “S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e lá pa e ndërtu Rrugën e Kombit”! Edhe unë po ju them Dukagjin, Kurrë nuk e lá pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/