Deklarata e së enjtes nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti për Liqenin e Ujmanit se njëherë ishte tokë e më pas është mbushur me ujë, ka ngritur reagime të shumta.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj është pajtuar me deklaratën e Kurtit.
Nitaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se edhe pse nuk pajtohet me Kurtin për shumë gjëra, por për këtë deklaratë ai thotë se është e saktë.
Nitaj theksoi se në atë tokë jetonin njerëz që janë zhvendosur prej aty.
“Unë nuk pajtohem me Albin Kurtin për plot gjëra, por kur thotë se Liqeni i Ujmanit, përpara se të bëhej liqe artificial ishte tokë, është i saktë. Dhe në atë tokë jetonin njerëz që janë zhvendosur prej aty dhe kjo ka ndodhur shumë vonë e nga dora e njeriut e jo në historinë gjeologjike të Planetit”, ka shkruar Nitaj në Facebook. /Telegrafi/