Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë që fajtor kryesor për bllokimin e situatës politike në vend janë Vetëvendosje dhe LDK, njofton Klan Kosova.
“Një përgjegjësi të madhe për bllokimin e situatës në vend e ka LDK dhe VV”, ka thënë Nitaj në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
“Më mirë do të ishte që ata ta votonin kryesinë e kuvendit dhe t’i presin rezultatet”.
Sipas Nitajt, veprimet e LDK dhe VV-së nuk janë veprime të pjekura politike apo siç i quan ai janë “hipokrizi politike”.
“Haradinaj është i nominuar për kryeministër dhe besoj që ai do t’i marrë votat e nevojshme”, ka thënë Nitaj.