Telegrafi

Nita Latifi reagon për herë të parë pas daljes nga shtëpia

Foto: Screenshot/Instagram

Nita Latifi ditën e djeshme (e shtunë) u eliminua nga Big Brother VIP Albania 2.

Këngëtarja e njohur qëndroi brenda për më shumë se tre muaj, teksa u largua së bashku me Qetsor Ferunajn, pasi Kristi Aliaj u shpall finalisti i katërt i këtij edicioni.

Ajo ka reaguar për herë të parë duke treguar për eksperiencën brenda si dhe duke falënderuar fansat për përkrahjen.

Foto: Screenshot/Instagram

Postimi i plotë i Nitës (pa ndërhyrje):

“Përshëndetje të gjithëve!

Në këtë post dua të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që mora si pjesë e “Big Brother VIP Albania”.

Ishte një përvojë e paharrueshme për mua dhe ndihem shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj aventurë.

Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të pafund, ju jeni shumë të veçantë për mua!

Me shumë dashni, Nita juaj”. /Telegrafi/