Telegrafi

Nita Latifi publikon këngën “Majem”

Nita Latifi (Foto: Instagram/nitalatifii)

Këngëtarja Nita Litifi njihet për interpretimet ‘live’ dhe mbrëmjeve muzikore që ajo mban

Ajo është aktive edhe në rrjete sociale, duke paralajmëruar projekte të ndryshme, por edhe postime që përmbajnë informata rreth jetës së saj.

Ndërkaq, së fundmi ajo ka bërë të ditur lajmin se kënga e saj më e re është lansuar në të gjitha platformat digjitale.

“Majem” titullohet projekti i saj, melodinë dhe tekstin e së cilës e ka realizuar vetë këngëtarja.

Për instrumentalin e këngës është përkujdesur Bo Beats, ndërsa në miksimin dhe masterizimin ka punuar Florent Boshnjaku.

Nita së fundmi nuk ka pasur prurje të shumta muzikore, përpos ‘cover’ të ndryshëm që i publikonte në rrjete sociale. /Telegrafi/