Telegrafi

Nita Latifi pjesë e një seriali televiziv

Nita Latifi (Foto: Instagram/nitalatifii)

Pos të qenit këngëtare e pëlqyer, Nita Latifi ka treguar se ka talente të shumta në fushën e artit.

Së fundmi ajo është ftuar të jetë pjesë e serialit televiziv “iStar” dhe për këtë i ka njoftuar fansat e saj përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nita Latifi

Ajo e ka publikuar një fragment nga episodi, në të cilin kësaj herë do të vijë në rolin e aktores.

“Kënaqësi qe isha e ftuar në episodin e radhës”, ka shkruar Nita në një postim në Instagram.

Theksojmë se këngëtarja u bë sensacion përmes një performance ‘freestyle’ duke treguar se mund të interpretonte edhe në hip-hop. Version të cilin më pas e shndërroi në këngë. /Telegrafi/